Dashi-Keni nevojë për më shumë frymëzim. Sot partneri do t’ju bëjë që të qeshni pa masë, në fund të fundit ka bërë gjithçka për t’ju marrë një buzëqeshje. Beqarët duhet të vendosin me kujdes para se të hedhin hapa më tej. Gjendja e financave do jetë delikate për shkak të shpenzimeve.

Demi-Perspektiva të mira për një kërkesë të dërguar prej kohësh: zgjidhja është afër ndaj bëni dhe pak durim. Çdo gjë po shkon mirë në frontin e dashurisë. Beqarët duhet t’i shprehin sa më shpejt ndjenjat se përndryshe rrezikojnë të humbin. Organizojini më mirë financat.

Binjakët-Mos e kushtëzoni veten, por përpiquni të jeni sa më e lirshëm krah partnerit. Përpiquni të shkoni përpara në rrugën tuaj për të marrë fryte të mira. Beqarët do jenë me fat dhe do munden ta ndryshojnë statusin. Në planin financiar fati do të jetë me ju.

Gaforrja-Mos i jepni motive partnerit për t’ju kritikuar, nëse po jetoni një dashuri të bukur ruajeni si sekret të madh për vete. Beqarët do kenë ndryshime rrënjësore pas një takimi të papritur që herët në mëngjes. Në planin financiar gjendja do vijë duke u përmirësuar.

 

Luani-Kini kujdes ndaj një personi që nuk është aspak i sinqertë. Mos i besoni. Disa prej jush do të jetojnë momente të paharrueshme përkrah njeriut të zemrës. Beqarët do kenë takime interesante, por nuk do duan të hedhin hapa të rëndësishëm përveç njohjes. Në planin financiar tregoni kujdes.

Virgjëresha-Sa e vështirë dhe e mundimshme sot të merresh me të tjerët! Por ja që duhet, sepse jeni të detyruar të punoni në ekip për të arritur rezultatet që shpresoni në punën tuaj. Mos kini frikë, sot do të keni mundësi të mira për t’i bërë shumë përshtypje partnerit. Buxheti do vazhdojë të jetë problematik.

Peshorja-Zemra juaj do të rrahë fort prej gëzimit dhe emocioneve, disa prej të cilave do t’ju shtyjnë të bëni hapa përpara lidhur me marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët do lodhen duke kërkuar dashurinë e jetës, por nuk do ta gjejnë. Çështjet financiare kërkojnë më shumë maturi.

Akrepi-Mos i mbani mëri partnerit edhe nëse është treguar pak i ashpër kohët e fundit. Mundohuni t’ia ktheni me një buzëqeshje, pasi gabime ndaj partnerit keni dhe ju. Beqarët do realizojnë disa takime dhe personat do ju duken interesantë. Në planin financiar vështirësitë do jenë të mëdha.

Shigjetari-Do të jetë një ditë e mbushur plot të reja, të cilat do të ndryshojnë pritshmërinë tuaj lidhur me bashkëpunime dhe çështje të cilat duhet t’i çoni deri në fund. Do të vonoheni shumë në një rast të rëndësishëm dhe partneri do t’ju kritikojë. Do keni disa takime. Gjendja financiare paraqitet e konsoliduar.

Bricjapi-Sot do t’ju duhet të merrni një vendim të rëndësishëm lidhur me marrëdhënien tuaj në çift dhe atë duhet ta përballoni vetëm pasi të keni qartësuar me veten objektivat. Duhet të pushoni më shumë, pasi ju presin projekte të rëndësishme. Financat do jenë të mira.

Ujori-Ditë me mundësi të mëdha për të marrë në dorë disa projekte të lëna pezull prej kohësh. Lajme të mira financiare për të lindurit në dhjetëditëshin e parë. Për të dashuruarit paraqitet një ditë e qetë. Në planin financiar tregohuni të logjikshëm.

Peshqit-Do të gjeni mijëra motive për t’u “shëruar” nga stresi i akumuluar në çift. Do të ndiheni të rilindur dhe të tjerët do t’ju admirojnë. Disa punë në grup do të kenë nevojë për më shumë bashkëpunim. Gjetja e kompromiseve të vlefshme do ju lejojë që të gjeni zgjidhje interesante. Tregoni më shumë kujdes për shëndetin.