Dashi
Janë Mërkuri, Marsi e deri diku edhe Saturni që sot do t’ju mbështesin në drejtim të punës, ku mund të arrini rezultate sa të dëshiruara aq edhe të papritura. Me erosin mund të keni ndonjë problem.

Demi
Sot duhet të tregoheni të matur, pasi kuadri yjor është jo edhe aq i favorshëm, sidomos me Mërkurin në një orbitë që mund të sjellë keqkuptime e mosmarrëveshje. Mirë shëndeti.

Binjakët
Marsi në shenjë duket se nuk do të jetë edhe aq aktiv, e për pasojë do t’ju mungojë energjia dhe vrulli që ju sjell ai. Megjithatë, është Mërkuri ai që stimulon ndjeshëm aftësitë tuaja krijuese.

Gaforrja
Nëse sot do ta ndjeni se jeni më shumë energjikë e më shumë entuziastë, kjo i detyrohet Diellit në një pozicion optimal në shenjë. Por kujdes, sepse entuziazmi i tepërt bën të gaboni në vlerësim.

Luani
Natyrisht që të kesh Marsin, Jupiterin dhe Saturnin që ju mbeshtetin dita pritet të jetë nga më të mirat, por nuk i duhet lënë gjithçka rastësisë. Mund të keni një propozim interesant.

Virgjëresha
Vërtet që Afërdita sot do të jetë ylli juaj i mirë dhe do t’ju bëjë shumë joshës në aspektin sentimental, por duhet të keni parasysh se hyrja e Marsit në shenjë mund të sjellë pak vrazhdësi te ju.

Peshorja
Me Mërkurin që i bashkohet edhe yjeve të tjerë pozitivë për ju, do ta keni shumë më të lehtë të arrini objektivat që i keni vënë vetes. Një rënie e Erosit vjen ngaqë Hëna ndikon negativisht.

Akrepi
Në përgjithësi duket se dita do të jetë e qetë, por efektivisht gjërat po ziejnë dhe ju jeni gati të ndërmerrni papritur një hap që do të ndryshojë jetën tuaj. Mbrëmje interesante me partnerin.

Shigjetari
Marsi shumë i rëndë në shenjë mund të bëjë që sot të jeni të irritueshëm dhe aspak të shoqërueshëm, por edhe luftarake e kjo ju vlen. Një lajm i mirë do të bëjë që të harroni gjithçka të keqe.

Bricjapi
Një ditë jo shumë pozitive për punën bën që gjërat të mos ecin me ritmin e duhur, por kjo nuk do t’ju bëjë edhe aq përshtypje, pasi është Afërdita ajo që ju bën të jeni të papërballueshëm në dashuri.

Ujori
Kalimi i Mërkurit në shenjë është mjaft pozitiv për ju, sepse do të ketë efekte të drejtpërdrejta në stimulimin e anëve më pozitive tuajat. Kujdes, duhet të tregoni më shumë vëmendje ndaj partnerit.

Peshqit
Një kuadër yjor jo edhe aq i favorshëm e mbi të gjitha me një Hënë në një orbitë aspak pozitive sot mund t’ju shtyjë për të lënë gjithçka e për të rifilluar nga e para. Hëna sjell stimujt e duhur për erosin.