Polemika në Holandë për kombëtaren Oranje të paaftë të kualifikohet në Botëror pas ndeshjes kundër Malit të Zi. Nga 0-2 në fund u mbyll 2-2, duke krijuar pakënaqësi të madhe te tifozët por edhe te vetë futbollistët. Pas ndeshjes, kapiteni Virgil Van Dijk ka komentuar ashpër paraqitjen e tij dhe të shokëve të tij për mikrofonët e NOS: “Është thjesht skandaloze mënyra se si luajtëm në pjesën e dytë. Të gjithë duam të kemi topin, të gjithë duam të luajmë futboll, të sulmojmë dhe të shënojmë. Por ne duhet të sigurohemi që të mendojmë edhe për fazën mbrojtëse”, tha lojtari i Liverpool.

Mbrojtësi ka ngritur tonet edhe më shumë, i zhgënjyer nga mënyra si skuadra hodhi poshtë një kualifikim që e kishte në duar: “Ne lamë hapësira në kundërsulm, dhe nëse nuk ke organizimin e duhur… Është thjesht e tmerrshme. Me gjithë respektin për Malin e Zi, Holanda duhet vetëm ta fitojë këtë ndeshje, veçanërisht nëse kryeson 2-0. Ndoshta ishte pak përtaci. Duhet ta diskutojmë me kujdes. Tani do të shohim se çfarë do të ndodhë të martën kundër Norvegjisë, në një stadium bosh”.