Ai do të mbahet mend për thënien e famshme përpara gjykatësve: “Ju jeni klientët e mi”.

Quhej Alfons Gabriel Kapone por u njoh si “Al” Kapone. Filmat me gangsterë kopjuan pikërisht atë, gjatë periudhës së ndalimit të alkoolit në Shtete e Bashkuara, mes viteve 1920 – 1931. Prandaj ai u konsiderua si një gangster i famshëm edhe për faktin se u përjetësua në shumë në filma të Hollivudit.

U lind në Brooklyn, Nju Jork nga prindër emigrantë italianë, që kishin mbëritur nga rrethinat e Napolit. U përfshi në veprime kriminale që në moshë të re. U përjashtua nga shkolla kur ishte 14 vjeç. Arsyeja e ndëshkimit ishte rrahja e mësues në klasë. Në moshën 16-vjeçare, kishte mbi shpinë akuza të tilla si rrahje, grabitje dhe vjedhje. I jep lamtumirën Nju Jorkut për t’u zhvendosur në Çikago. Në të 20-tat e tij nisi të përfitonte nga kontrabanda e pijeve alkoolike. Kjo rrugë e shtyu më thellë në krime.

Pavarësisht kësaj, Kapone u bë figurë e dashur publike. Dhurata që ai shpërndante për kisha, shkolla, jetimore e organizata bamirëse, duke përdorur paratë e fituara nga veprimtaritë e paligjshme, bënë që ai të shihej nga shumë njerëz me adhurim.

Por “emri i mirë” u cënua në vitin 1929 me Masakrën e Ditës së Shën Valentinit, kur 7 anëtarët të një bande rivale u ekzekutuan. Dyshimet ranë mbi Kaponen, edhe pse ai i dënoi publikisht vrasjet. Megjithatë, nuk ishin vrasjet që e çuan atë në burg, por refuzimi për të paguar taksat. Al Kapone ishte shprehur se meqenëse pararatë i kishte fituar në rrugë të paligjshme, atij nuk i takonte të paguante taksa që ishin për të adhurat e ligjshme. Por gjykatësi kishte tjetër mendim.

Fakte

Janari ishte muaji i tij. U lind në janar, është liruar nga burgu në janar dhe ka vdekur po në janar.

Pseudonimi i tij ishte “Scarface”. Këtë nofkë, – të cilën e urrente, – e mori pasi ishte plagosur në fytyrë nga vëllai i një vajze të cilën e ngacmoi.

E filloi aktivitetin e tij kriminal me kontrabandën e alkoolit, por më pas u mor me kumarin dhe prostitucionit.

Në vitin 1918, Capone njohu një vajzë të quajtur Meri. Në 4 dhjetor të 1918, lindi djali tyre, Albert “Sonny” Francis. Kapone dhe Meri u martuan më 30 dhjetor të këtij viti.

Al Kapone fitonte në javë 100 mijë dollarë. Por, jo vetëm kaq. Një vilë klas, një makinë “Cadillak” e blinduar që peshonte 7 tonë, një shpurë truprojash, por mbi të gjitha drejtues i tregut të uiskit në të gjithë Çikagon, e bëri atë pa diskutim më të famshmin dhe më të pasurin.

Sipas të dhënave të policisë dhe prokurorisë amerikane gangsteri më i njohur i viteve ’20 të shekullit XX, kishte nën kontrollin e tij monopolin e tregtisë së birrës dhe të uiskit.

Arrestimet

Është arrestuar dy herë dhe në dosjen e tij penale ka një seri akuzash. Kontrabandë pijesh, mospagim taksash, vrasje dhe pagesa për vrasje. Gjithashtu një tjetër vepër penale që është akuzuar Kapone ka të bëjë me masakrën e Shën Valentinit.

Al Kapone u arrestuar për herë të parë në 1926 për vrasjen e tre personave. Por kaloi vetëm një natë në qeli sepse nuk kishte prova të mjaftueshme për të vërtetuar vrasjet.

Kapone u fut përsëri në burg në maj të 1929. Qëndroi në qeli vetëm për akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe më pas u la i lirë.

Në 1930, në kulmin e fuqisë së tij, Kapone u shtua në listën e 28 kriminelëve më të këqinj të Çikagos dhe u quajt “armiku publik numër një” i qytetit. Ndërkohe që FBI e shënoi në listën e saj mes 25 emrave më të inkriminuar në SHBA.

Al Kapone u riarrestuar më 3 maj 1932 dhe u dërguar në Atlanta, në një burg federal për të kryer aty 10 vitet e dënimit. Qeveria e identifikon Kapone për mospagim të taksave të të ardhurave. Ai asnjëherë nuk i pagoi ato, duke u akuzuar më pas për evazion fiskal. Qeveria e akuzoi se i detyrohej 215,080.48 dollarë.

Padia e tretë, e akuzon Kaponen për dhunimin e ligjeve në bashkëpunim. Megjithatë ai kishte besim se do të favorizohej në dënimin që do të jepej për të. Juria e deklaroi Kaponen të pa fajshëm në 18 akuza nga 23 që ai mbante mbi supe. Gjyqtari Wilkerson e dënoi atë në total me 10 vjet burg. Nga këto ai bëri vetëm 2 vjet burg, duke zbritur 1200 ditë për sjellje të mirë. Gjoba e paguar nga Al Kapone e dhënë nga trupi gjykues është 37.617 dollarë e 51 cent.

Edhe në burg Kapone mori kontrollin, duke përfituar privilegje speciale nga autoritete. U vendos në një qeli të veçantë të shtruar me qilim dhe të mobiluar mirë ku nuk mungonte as makina e shkrimi si dhe Eciklopedia Britanike pas së cilës ishte i fiksuar. U lirua më 6 janar të viti 1939

Pas lirimit kaloi një kohë të shkurtër në spital e më pas u kthye në shtëpinë e tij në Palm Island ku kaloi i qetë pjesën tjetër të jetës.

Fundi i një epoke

Ishte diagnostikuar me sëmundjen e sifilizit që në burgun e Alkatrazit. Sistemi nervor nisi t’i degradonte me shpejtësi, ndaj kurrë nuk u kthye në jetën publike, pasi ishte i paaftë të merrej me veprimtari. Një vite para se të vdiste hoqi dorë nga biznesi. Gjithçka ia la bandës së tij, por edhe familjes. Më 1946, mjeku i tij dhe një psikiatër nga Baltimora konkluduan se, Al Kapone kishte mentalitetin e një fëmije 12-vjeçar dhe kjo vetëm nga dëmtimi i trurit.

Më 25 janar të vitit 1947 Kapone ndërroi jetë nga një infarkt. Ishte vetëm 48 vjeç. Në varrimin e tij morën pjesë 10 mijë veta. Arkivoli prej bronzi kushtoi 2 mijë dollarë. Disa mijëra dollarë u shpenzuar për lulet që u vendosën në varrin e tij. Për në banesën e fundit ishte i veshur me një kostum ngjyrë blu, – tipik të gansterëve, – një këmish të bardhë, gravatë të zezë, çorape të zeza dhe me një palë këpucë klasike të bardha. Fillimisht u varros në varrezat e Mount Olivet në jug të Çikagos, mes varreve të babait të tij Gabriele, dhe vëllait, Frank, por në mars të 1950, eshtrat e të treve u lëvizën për tu varrosur në varrezat e Mount Carmel. Në epitafin e varrit të tij shkruhet: “Mëshirë Jezusi im!”.

Kuriozitete

Jeta, bëmat, krimet dhe dënimet e Al Kapones ndodhen në arkivat FBI, ku dosja mbi gangsterin e njohur përmban 2397 faqe. Ndërsa agjenti Frank Wilson, për vite me radhë ka qenë pas tij duke i hetuar llogaritë bankare.

Përveç se është cilësuar si një nga gangsterët më të medhenj të Amerikës, ai kishte edhe idhuj në muzikë. Përveç anës së dhunshme Kapone tregoi se ishte fans i një grupi xhazi të quajtur “Nju Orleans”.

Sa i përket anës artistike Al Kapone rishfaqet sërisht, por këtë herë në ekranet e kinemave. Për të janë xhiruar disa filma. Ata kanë subjekt: “Masakra e Shën Valentinit”, xhiruar më 1967, “Kapone”, më 1975, dhe “Të paprekshmit”, ku rolin e tij e interpreton Robert De Niro, prodhuar në vitin 1987.