Fonseca është shumë afër largimit dhe Friedkin kanë tashmë një emër në krye të listës së tyre të kandidatëve: Massimiliano Allegrin. Komplikimet, nëse ka ndonjë, mund të vijnë nga ish-trajneri i Juventusit, i cili, i mësuar të përafrohet me klubet më prestigjioze ndërkombëtare, do ta gjente veten duke filluar nga një ekip që nuk është as në Ligën e Kampionëve. Në realitet, Allegrit zgjidhja me destinacion Romën nuk është se nuk i pëlqen. Është qyteti ku jeton partnerja e tij, Ambra Angiolini dhe nuk është shumë larg Livornos, ku jeton djali i tij.

Dyshimi i vetëm mund të vijë nga zërat që e lidhin sërisht me pankinën bardhezi, në rast të gabimeve të mëtejshme të Pirlos. Dihet që Allegri është gjithmonë në raporte të shkëlqyera me Agnellin dhe kthimi në Torino do të ishte një revansh i bujshme. Zgjedhja e Romës, sidoqoftë, do të ishte një mundësi e shkëlqyer për të bashkuar jetën private me punën. Emrat e tjerë të përafruar në këtë situatë me verdhezinjtë duken hipoteza shumë të komplikuara. Maurizio Sarri vështirë se do të merrte një pankinë në kampionat e sipër, duke pasur nevojën për ti mësuar futbollin e tij që nga grumbullimi i verës, ndërsa një kthim i bujshëm (i treti) i Spallettit do të kapërcehet keq nga shumë tifozë që e shohin atë si ‘vrasësin’ e Tottit-lojtar.