Zgjidhen dy anëtarët e të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nga radhët e Gjykatës Kushtetuese. Altin Binaj dhe Fjona Papajorgji, do jenë pjesë e KED-së, gjatë 2023. Anëtare zëvendësuese shorti zgjodhi Vitore Tushen.

Sandër Simoni është zgjedhur anëtar i ri i KED nga radhët e Gjykatës së Lartë.Ndërsa anëtari zëvendësues është Albana Boksi. Arqilea Koca është zgjedhur anëtar i ri i KED nga Prokuroria e Përgjithshme ndërsa anëtar zëvendësues do të jetë Alma Muça

Nga gjykata e Apelit është zgjedhur Fuat Verdha dhe Engert Pellumbi si anëtar të KED ndersa zëvendësues Genti Shala. Nga Prokuroritë e Apelit u zgjodhem Arta Marku dhe Gjon Fusha ndërsa anetar zëvendesues Moisi Duta. Nga Gjykata Administrative Enerjeta Shehaj dhe anetar zevendesues Elda Vrioni