Kontrollet e ushtruara, mes Torinos dhe Milanos, nga Guardia di Finanza në ambientet e Juventusit në lidhje me hetimin e Prisma, për krimin e dyshuar të kontabilitetit të rremë, ka tronditur botën bardhezi. Nën lupën e Prokurorisë Publike të Torinos, raporton Gazzetta dello Sport, 42 transaksione në treg për lëvizje të barabarta me rreth 50 milionë euro: këtu përfshihet edhe shkëmbimi Pjanic-Arthur i kryer me Barcelonën në verën e vitit 2020.

Gjithçka filloi me punën e kryer nga Covisoc dhe Prokuroria Federale më 27 tetorin e kaluar për përfitime të mundshme fiktive kapitale që synonin rregullimin e boshllëqeve në buxhet: 62 transferta të futbollit italian, nga të cilat, 42 përfshijnë Juventusin. Nga analiza e dokumenteve, shkruan Rosea, doli në pah se klubi kishte prodhuar dokumentacion që lidhej me kalimin e parave vetëm për 3 raste. Prej aty nisi hetimi nga Prokuroria Publike e Torinos, e cila informoi edhe Consob, duke qenë se Juventus është i kuotuar në bursë.

“Fiamme Gialle’, gjatë kontrollit në selitë e Juventus, po rikuperojnë dokumente në lidhje me shitje-blerjen e lojtarëve dhe përgatitjen e pasqyrave financiare për vitet 2019-21. Presidenti Agnelli, zëvendës/presidenti Nedved, ish-drejtori Paratici dhe tre drejtues të dhe ish-drejtues të tjerë bardhezinj të zonës financiare janë nën hetim me hipotezën e kontabilitetit të rremë dhe faturimit të rremë.