Hetimi i Belinda Ballukut/ Dumani nxit Dritan Prençin të hetojë

Altin Dumani ka folur në kuvend për hetimin e zv.kryeministres Belinda Balluku dhe denoncimet për presione ndaj prokurorit të çështjes Dritan Prençi. Dumani tha se ishte në komunikim të përhershëm me Prençin për këtë çështje, por prokurori nuk i kishte raportuar për asnjë kërcënim. Sipas Dumanit, prokurori ka të gjithë solidaritetin e tij për të hetuar dhe hetimi nuk do të bllokohej, madje ai tha se i kishte krijuar kushtet prokurorit të kryente një hetim të lirë.

“Është çështje në hetim. Nuk jap asnjë koment. Prokurori prenci dhe të gjithë prokurorët kanë përkrahjen time. Jam në komunikim të përhershëm me prokurorin, deri në këtë cast nuk më ka paraqitur asnjë kërcënim. Prençi ka pasur dhe ka të gjithë solidaritetin tim në çdo çështje që ka në ndjekje. Jo vetëm Prençi, por të gjithë prokurorët e SPAK. Si drejtues I Prok Posacme asnjehere nuk kam qenë bllokues hetimesh. Përkundrazi jam përpjekur që prokurorët të kenë një ambjent të lirë për të ushtruar ndjekjen penale. I kam mbështetur dhe do t’i mbështes” u shpreh Dumani në kuvend.

Në media u raportua se Belinda Balluku mori një fletë-thirrje për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me hetimin e shkeljes së barazisë në tendera, pas disa bisedave që janë zbuluar në telefonin e ish-vartësit të saj Ervis Berberi. Gjithsesi, zv.kryeministrja u shfaq në Rumani këtë të hënë për një takim me ministrat e energjisë të disa vendeve të BE dhe për këtë pritet t’i dërgohet një fletë-thirrje e dytë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top