Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka miratuar të enjten e 12 majit një rezolutë, e cila kërkon nisjen një hetimi mbi akuzat për abuzime të të drejtave nga trupat ruse në pjesë të Ukrainës që dikur ishin nën kontrollin e tyre.

Këshilli me qendër në Gjenevë e miratoi rezolutën me votim, me 33 anëtarë që votuan pro dhe dy kundër (Kina, Eritrea). Gjithashtu, pati 12 abstenime. Sipas Sky News, Kina dhe Eritrea votuan kundër kësaj rezolute.

Ukraina pretendon se ka identifikuar qindra kriminelë të dyshuar të luftës në vazhdën e pushtimit rus të vendit, i cili filloi në fund të shkurtit.

Sot, organi i të drejtave të njeriut mbajti një seancë urgjente në Gjenevë për të shqyrtuar provat e shkeljeve të supozuara të Moskës në Ukrainë.