Me Lulzim Bashën që nuk ka thënë asnjë fjalë pas kërkesës së amerikanëve për ta larguar Sali Berishën nga PD, ky i fundit ka nxjerrë edhe një herë nga arkivat një premtim që iu ka bërë demokratëve në një nga fjalimet e tij.

Lojtës Videosh

00:00
00:19

“Sikur një mijë të mbetni, do të mbetem njëri prej jush. Sikur një qind të mbetni, do jem njëri prej jush. Sikur vetëm 1 të mbetni do jem njëri prej jush! Roftë PD! Zoti i bekoftë demokratët!” thotë Berisha në këtë pjesë të fjalimit që ka rikthyer duke ngritur në këmbë sallën me anëtarë të PD-së.

Por ku moment i rikthyer nga Berisha e gjen selinë e PD-së në heshtje për kërkesën që i bëri Juri Kim për ta lëshuar Berishën dhe për të mos ngrënë më bar. Pas deklaratës së saj nuk pati asnjë reagim zyrtar nga zyra e shtypit të PD-së dhe asnjë reagim nga Lulzim Basha apo nga strukturat e tjera të selisë blu.