Ish-sulmuesi francez Thierry Henry ka folur për Prime Sport Video France ne lidhje me atmosferën që mbizotëron te Paris Saint-Germain, ku çdo situatë shpesh gjeneron kaos dhe polemika. Në veçanti, ish-legjenda e Arsenal u ndal në pakënaqësitë e fundit që shtypi ka hipotezuar të kenë ndodhur mes Kylian Mbappé dhe Neymar.

“Nëse Mbappé duhet ende të gjejë rolin e tij? Jo, ky është roli i tij, por ai nuk duhet t’i dëshmojë askujt asgjë. Tani duhet të luajë. Si do t’i bëjë trajneri të luajnë të gjithë së bashku? I duhet fat i mirë, Galtier duhet të gjejë një mënyrë për t’i bërë të gjithë të lumtur”, tha Henry.

Henry ka vazhduar të japë mendimin e tij për klubin francez, duke iu referuar precedentëve: “Te Paris Saint-Germain ka gjithmonë një debat, gjithmonë ka një problem. Ata fituan 5-2, por ne ende po flasim për Mbappé ose Neymar. Vitin e kaluar flitej për Neymar dhe do të jetë gjithmonë kështu. Ky është PSG”.

Orët e fundit u përfol për një klimë të tensionuar mes asit brazilian dhe francezit për shkak të një penalltie të ekzekutuar nga O’Ney. Të shohim nëse gjërat do të përmirësohen duke filluar nga ndeshja e ardhshme…