Dashi
Edhe pse, për shkak të Mërkurit që vazhdon t’jua ndërlikojë punën, dita e sotme pritet jo edhe aq e mirë, duhet të bëni pak durim se është e përkohshme. Sa vështirë për të gjetur një partner sot!?

Demi
Sot do të jetë një ditë përgjithësisht e mirë, ndonëse ju, të mësuar të mos kënaqeni me pak, nuk do t’ju bëjë shumë përshtypje arritja e një suksesi të vogël. Qoftë edhe në dashuri.

Binjakët
Kur asgjë nuk shkon në drejtimin e duhur apo ashtu siç dëshironi, nuk është e thënë të nervozoheni gjithmonë. Edhe sot mund të ndodhë kështu per shkak te Marsit, por kjo nuk do të zgjasë shumë.

Gaforrja
Me një Hënë aspak pozitive sot mbi kokë dhe me një Saturn që hyn me prepotencë në një orbitë po aq negative për ju, sot do të jeni të zymtë, të vrazhdë, pak të shoqërueshëm dhe melankolikë.

Luani
Vazhdon edhe sot orbita e harmonishme në shenjë e Afërditës dhe Marsit, çka premton për një ditë përgjithësisht të mirë në drejtim të punës. “Magjia” mund të ndodhë në dashuri.

Virgjëresha
Janë një numër planetësh në “kontrast” me njëri-tjetrin, prandaj duhet të keni gjithmonë kujdes sepse ju bëjnë të irriuteshëm. Edhe Hëna duket se iu “ka kthyer krahët” duke iu lënë “vetëm”.

Peshorja
Sot Hëna do të jetë në pikën kulminante të orbitës së saj, prandaj edhe dita juaj do të karakterizohet nga një gjendje mjaft e mirë psikofizike. Ndjenja e protagonizmit që iu përfshin mund t’ju dëmtojë.

Akrepi
Situata yjore tashmë, pas një periudhe të trazuar duket më e qetë dhe kjo qetësi, ndonëse relative, do të reflektohet edhe te ju. Me ndihmën e një miku mund të realizoni një ëndërr tuajën.

Shigjetari
Do të jeni edhe sot mjaft aktivë, gjithnjë në lëvizje duke vënë vërtet në vështirësi edhe ata që janë të detyruar t’ju ndjekin. Ndoshta sot do të t’ju duhet të ndihmoni dikë që ka nevojë për ju.

Bricjapi
Një ditë mjat intesive (për shkak të Marsit agresiv) parashikohet edhe për të lindurit e kësaj shenje, por do t’ju duhet të djersitni të famshmet “shtatë këmishë” për të arritur një objektiv.

Ujori
Hëna sot në shenjë do të jetë plotësisht “e juaja” dhe do t’ju favorizojë jo vetëm aspektin psikofizik, por edhe takime e kontakte me shumë rëndësi për aktivitetin tuaj. Mirë shëndeti.

Peshqit
Sot nuk do ta keni edhe aq të lehtë, pasi janë një numër planetësh që vazhdojnë t’ju “shohin shtrembër”, por gjithsesi me forcën e vullnetit tuaj duhet t’a duilni mbanë. Më diplomatikë me ata që s’i honepsni dot.