granata

Has- Ka arritur të shpëtojë nga vdekja fëmijët por jo veten.

Musa Gjeca nga zona e Krumës e Hasit, ka qenë në banesë paraditen e sotme kur dy fëmijët e tij i kanë sjellë në shtëpi një granatë të cilën e kishin gjetur në një banesë të braktisur.

Sapo i ka parë i ati ia ka larguar nga duart duke tentuar ta hidhte diku larg. Në këtë moment granata i ka shpërthyer në dorë duke i marrë jetën atij, ndërsa fëmijët nuk janë lënduar.