vrasje1

Has-Një punonjës policie ka vrarë më armën e shërbimit  një person. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:20 në fshatin Golaj pas një konflikti për motive pronësie.

Sipas burimeve të policisë Qazim Brati, 47 vjeç me profesion punonjës policie pranë Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit në Kukës, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Asllan Dauti 34 vjeç.

34-vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Hasit, por ka ndërruar jetë pas plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë të cilët bënë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit të ngjarjes.

Ndërkohë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.