Harta më poshtë tregon zonat që forcat ruse kanë pushtuar në Ukrainë.

“Pothuajse të gjitha përparimet ruse në Ukrainë mbeten të bllokuara”, tha të hënën një zyrtar i lartë i mbrojtjes së SHBA-së gjatë një konference informuese me gazetarët, por sulmet me raketa kanë vazhduar në të gjithë vendin.

Ende nuk është arritur një marrëveshje mes delegacioneve të Kievit dhe Moskës për çështjen e luftës.

Ndërkohë sot po vizitojnë Kievin tre liderë europianë: kryeministri Mateusz Morawiecki, zëvendëskryeministri Jarosław Kaczyński, kryeministri çek Petr Fiala dhe kryeministri slloven Janez Jansha.

Ata do të takohen me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin Denis Shmyhal.