Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar lidhur me shqetësimet e bëra publike rreth “Hartës së Re Gjyqësore.”

Në një reagim publik të zoti Meta, theksohet fakti se situate në Gjykata e Apelit dhe në Gjykatat e Shkallës së Parë për shkak të mungesës së gjyqtarëve dhe ngarkesës së lartë është drejt kolapsit.

Meta: Kjo gjendje është e papranueshme dhe duhet t’i shqetësojë të gjithë.   Si President i Republikës, prej më shumë se 3 vitesh kam kërkuar zyrtarisht dhe kam përsëritur thirrjen në adresë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, institucioneve të tjera qeverisëse të sistemit të drejtësisë, por dhe aktorëve dhe institucioneve të tjerë vendimmarrës se, duhet të angazhohen me seriozitet dhe me ritme më të shpejta për të plotësuar të gjitha vakancat e krijuara në sistemin gjyqësor.

Sipas Presidentin, Shqipëria ka nevojë për një siste drejtësie të pavarur, por dhe plotësisht funksional dhe efiçent. Qytetarët presin drejtësi dhe e meritojnë atë që të jepet, brenda afateve të arsyeshmem theksohet në reagimin e Metës.