175 milionë euro. Ky është çmimi që Tottenham ka vendosur për të lënë të largohet nga klubi kapitenin e tyre Harry Kane, i cili ka shprehur dëshirën e tij për të ndryshuar ambjent. Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi ‘The Sun’, sipas së cilit Daniel Levy, pronari i Spurs, nuk pranon negociata nën këtë vlerë, duke e bërë një mision të vështirë për të gjithë ata që dëshirojnë të kenë shërbimet e qendërsulmuesit anglez.

Sikur të mos mjaftonte shifra e lartë, londinezët kanë vendosur edhe një kusht: nuk pranojnë asnjë lojtar në shkëmbim teknik, për të ulur shumën e parave për tu paguar. Një goditje për Manchester City, klubin më të interesuar për sulmuesin, që kishte ofruar ndërkohë 70 milionë euro plus kartonin e Raheem Sterling dhe Gabriel Jesus.