Pas vizitës së djeshme në Shkodër, kryeministri Edi Rama ka publikuar fjalën e kryesueses së listës së PS për qytetin verilindor, Edona Bilalit.  Rama shkruan se nëse Shkodra do ndryshim, atëhere ndryshimi është kandidatja e PS-së, Bilali. Edhe ditën e djeshme, kryeministri ka kërkuar një mundësi tjetër nga Shkodra për mandat të tretë, duke i premtuar se do e ndryshojë Shkodrën.

Megjithatë ndër socialistët që janë mbledhur për takimin e kryeministrit bie në sy mungesa e respektimit të masave antiCovid, gjë për të cilën jo pak herë ka kritikuar liderin e opozitës Basha.