Duke nisur nga mesnata e kësaj të mërkure do të hapet për qarkullimin e automjeteve një tjetër segment i Unazës së Madhe të Tiranës. Bëhet fjalë për segmentin që nis nga Mbikalimi i Farkës deri tek Materniteti i Ri.

Ky segment do të jetë i aksesueshëm për të gjitha drejtuesit e automjeteve duke lehtësuar në këtë mënyrë lëvizjen në këtë zonë të kryeqytetit. Ndërkohë po vazhdojnë punimet me ritme të larta në lotet e tjera të kësaj vepre të rëndësishme për kryeqytetin.