hasani-e1430811820902
Më në fund pas stigmatizimit që i bëri Blushi ka marrë fjalën edhe Hasani i LSI-së. Kryebashkiaku i Kukësit, Hasan Halili, i është përgjigjur akuzave të deputetit socialist.“Mendoni se kam kohë të merrem me Ben Blushin? Ben Blushi është një i papunë që shkruan hartime. Jam shumë i zënë me punë që t’i jap përgjigje të papunit Ben Blushi. Më akuzojnë ata që nuk bëjnë asgjë,” tha për gazetën Sot Halili.

Blushi duke e thyer emrin e tij në simbol të një fenomeni kishte shkruar:”Hasanizim do të thotë të kalosh nga një parti në tjetrën pa pasur asnjë besim as tek partia e vjetër dhe as tek partia e re. Hasanizim do të thotë të jesh gjithnjë në pushtet. Hasanizim do të thotë të mos besosh në asgjë. Në asnjë vend dhe asnjë qytet. Hasanizim do të thotë që gjithçka mundet dhe gjithçka duhet, pavarësisht se a mundet. Hasanizim do të thotë të mos kesh as dje, as sot dhe as nesër. Hasanizim do të thotë që kurrë të mos vish, por të presësh dhe të rrish. Hasanizim do të thotë që partitë nuk kanë asnjë dallim dhe qeveritë, kur ndërrohen, nuk sjellin asnjë ndryshim”.