Monza e Silvio Berlusconit dhe Adriano Gallianit duket se nuk ka të ndalur në këtë afat kalimtar veror. Dybala, Icardi, Cavani e Suarez në listë për t’i sjellë në klub.


Klubi ia doli të inkuadrohej në Serie A për herë të parë në historinë e tyre mbi 100 vjeçare.

 

Monza deri më tani ka realizuar shtatë transferime si, Cragno, Marlon, Ranocchia, Carboni, Birindelli, Sensio dhe Pessina.

 

Por, këto prurje nuk priten të jenë të fundit, pasi Galliani e Berlusconi synojnë edhe disa të tjera, sidomos në sulm.

Luis Suarez, Paulo Dybala, Edinson Cavani dhe Mauro Icardi po shihen si shënjestrat e tyre të radhës, por vetëm njeri mund t’i bashkohet klubit.