Paris Saint Germain dëshiron Hakimin. Francezët, përmes Leonardos, kanë kontaktuar lojtarin, i cili sigurisht nuk i ka thënë jo ofertës së klubit parisien, por gjithsesi do të qëndronte më shumë se me dëshirë në Milano. Drejtuesi brazilian i PSG i ka propozuar Interit një ofertë që nuk arrin 60 milionë. Në këto shifra, për momentin, Marotta nuk merr parasysh as hipotezën e uljes në tavolinë. Hakimi është për shitje por jo me ulje cmimi (për vlerën e anësorit maroken dhe për arsye buxhetore, duke pasur parasysh që vetëm një vit më parë ishte vlerësuar 40 milionë, oferta aktuale nuk është aspak e dobishme): pozicioni i zikaltërve është i qartë, vlerësimi për protagonistin e madh të titullit kampion është të paktën 80 milionë. Kjo vlen për PSG-në, aq sa për Bayern Munchen apo Chelsea, dy skuadrat e tjera që kanë avancuar kërkesën.

Shitja e Hakimit, përballë një oferte marramendëse, konsiderohet si një mënyrë e mundshme shpëtimi për të mos pasur nevojë të sakrifikohen emra të tjerë të mëdhenj: një sakrificë e dhimbshme, por e nevojshme, sipas Suning. Një marrëveshje që nuk do të pranojë asnjë lojtar për shkëmbim (u fol për përfshirjen e Paredes për të ulur shumën e parave të gatshme). Kjo është situata për momentin. Treshja mbrojtëse (Skriniar, De Vrij, Bastoni) nuk mund të preket, në mesfushë Barella është thelbësor, ndërsa përpara, Lautaro ofron të njëjtën mundësi të madhe përfitimi nga shitja, si Hakimi. Nëse Lukaku është i pashitshëm (përveç nëse vjen një ofertë e parefuzueshme), sulmuesi argjentinas dhe anësori maroken janë të vetmit që kanë një interes të madh ndërkombëtar sepse paratë, tani, janë vetëm jashtë Italisë. Dhe në këtë situatë, Inter ka pak rrugëdalje sepse Suning është në vështirësi. Ndërkohë, hutimi i tifozëve po kthehet në zemërim, nga ana tjetër, besimi te Beppe Marotta mbetet i paprekur dhe total.