haki cako1
Haki Çako u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në vend të Artan Didit, i cili dha dorëheqjen disa ditë më parë. Çako, një oficer me përvojë në policinë shqiptare, ishte zëvendësues i Didit dhe tashmë ka marrë në dorë drejtimin e forcave të rendit.
Për gati një vit e gjysëm në krye të policisë, Artan Didi ka patur mjaft ulje- ngritje në mënyrën se si i ka drejtuar uniformat blu. Suksesi i aksionit në Lazarat shënoi kulmin e suksesit për të, por ngjarje të tjera shumë të rënda, që nga atentati ndaj Artan Santos dhe shpërthimet e tritolit që prekën vetë ministrin e Brendshëm, e errësuan punën e tij si drejtues i policisë.
Didi dha dorëheqjen pas skandalit të mbajtjes së fshehur të një dokumenti të Interpolit belg që kërkonte ndalimin e deputetit Mark Frroku.