Deputetja Rudina Hajdari u shpreh sot nga foltorja e Kuvendit se në Shqipëri është më kollaj të shesësh drogë se sa djathë dhe gjizë.

Hajdari shtoi se shitësit e kokainës janë kudo me makina luksoze ndërsa tregtarët e shesin bulmetin fshehurazi prej frikës së gjobitjes.

“Sot është më kollaj të shesësh drogë, kokainë e heroinë se të shesësh bylmet, djathë, gjizë,. Shitësit e kokainës janë kudo me makina luksoze, ndërsa tregtari shet fshehurazi bulmetin me frikën se vjen policia e gjobit.

Por unë mendoj se ka shpresë. Dhe unë mendoj se nata është më e errët se agimi dhe agimi këtu po vjen”, tha Hajdari.