Hailey Bieber u shtrua në spital javën e kaluar pasi pësoi një urgjencë mjekësore. Ajo zbuloi në rrjete sociale se kishte patur mpiksje shumë të vogël gjaku në tru. Hailey shtoi se mpiksja shkaktoi mungesë oksigjeni në tru, por u shërua plotësisht brenda pak orësh.


Çfarë është mpiksja e gjakut?

 

Një mpiksje gjaku është një grumbull gjaku që ka kaluar nga një gjendje e lëngshme në një formë disi më të ngurtë ose gjysmë të ngurtë.

 

Një mpiksje gjaku në përgjithësi nuk do t’ju dëmtojë, por ka një shans që mund të lëvizë dhe të bëhet e rrezikshme. Nëse një mpiksje shkëputet dhe qarkullon nëpër venat në zemër dhe mushkëritë, ajo mund të ngecë dhe të parandalojë rrjedhjen e gjakut. Kjo përbën urgjencë mjekësore.

Simptomat e mpiksjes së gjakut në tru

Një mpiksje gjaku në tru njihet edhe si goditje në tru. Këto mpiksje mund të zhvillohen kudo në trup, ose direkt në tru. Në rastin e fundit, gjaku nuk mund të sjellë oksigjen në tru (hipoksi). Indet nuk mund të mbijetojnë pa furnizim të vazhdueshëm me oksigjen dhe hipoksia mund të shkaktojë simptoma të rënda, madje edhe vdekje.

 

Simptomat:

– paralizë
– mpirje ose dobësi në krah, fytyrë dhe këmbë, veçanërisht në njërën anë të trupit
– vështirësi për të folur ose për të kuptuar të tjerët
– të folurit e paqartë
– konfuzion, çorientim ose mungesë reagimi
– ndryshime të papritura të sjelljes
– probleme me shikimin, si probleme me shikimin në një ose të dy sytë, shikim i paqartë
– probleme me ecjen
– humbje e ekuilibrit ose e koordinimit
– marramendje
– dhimbje koke e fortë
– të vjella ose të përziera

 

Çfarë e shkakton mpiksjen e gjakut? Varet nga lloji i mpiksjes. Kur mpiksjet e gjakut zhvillohen në arterie, zakonisht shkaktohen nga copa pllakash – të përbëra nga depozitat yndyrore ose minerale – që shkëputen dhe bllokojnë rrjedhën e gjakut. Mpiksjet që formohen në vena kanë një larmi shkaqesh, si:

– një sëmundje ose lëndim në zonën ku formohet mpiksja
– palëvizshmëria ose mungesa e lëvizjes
– thyerja e kockave
– çrregullime të trashëguara ose gjenetike që ndikojnë në mpiksjen e gjakut
– obeziteti
– sëmundje autoimune
– barna të caktuara, si kontraceptivët ose terapia hormonale