Grupi i Rithemelimit propozon largimin e Shqipërisë nga nisma “Ballkani i Hapur”

2 Mar 2022

Gjashtë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kanë propozuar një projekt rezolutë ku kërkohet të dënohet agresioni rus mbi Ukrainën si dhe i kërkohet qeverisë shqiptare të ndihmojë në shpëtimin e jetës së civilëve ukrainas.

Deputetët Tritan Shehu, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Bujar Leskaj, Belind Këlliçi, Flamur Noka dhe Isuf Cela, të shkëputur nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, si mbështetës të ish kryeministrit Berisha i kërkojnë qeverisë largimin nga nisma “Ballkani i hapur”.

“Kuvendi i Republikës së Shqipërisë i kërkon Qeverisë të largohet menjëherë nga nisma “Ballkani i Hapur” që bie në kundërshtim me interest kombëtare të Republikës së Shqipërisë…”, thuhet ndër të tjera në projekt rezolutë.

.

 

tags