Të dërguarit e Këshillit të Sigurimit të OKB-së folën për vuajtje të paimagjinueshme dhe bënë thirrje për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës, ndërsa ata u drejtuan nga Gadishulli i Sinait në pikën kufitare Rafah, i vetmi vendkalim për ndihma humanitare. I dërguari i Kinës në OKB Zhang Jun, i pyetur nga gazetarët nëse ai kishte një mesazh për vendet që kundërshtojnë armëpushimin e Gazës, tha shkurt: “Mjaft është mjaft”.
Shumica e vendeve anëtare të OKB-së favorizojnë një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm midis Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez që kontrollon Gazën, pasi kushtet e jetesës po përkeqësohen për 2.3 milionë banorët e rajonit. Dymbëdhjetë të dërguar të Këshillit të Sigurimit morën pjesë në udhëtimin në Rafah të organizuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, vetëm disa ditë pasi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres paralajmëroi se mijëra njerëz në enklavën e rrethuar thjesht po vdisnin nga uria.
“Realiteti është më i keq sesa mund të përshkruajnë fjalët,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Ekuadorit Jose De La Gasca pas përfundimit të konferencës së UNRëA.
Shefi i UNRWA, Philippe Lazzarini e përshkroi një shpërthim trazirash sociale pasi banorët e Gazës, të cilët nuk kanë ngrënë për ditë të tëra, plaçkitën qendrat e shpërndarjes së ndihmave dhe ndaluan kamionët në rrugë, duke u përpjekur të sigurojnë disa furnizime për familjet e tyre.
“Nuk ka ndihmë të mjaftueshme. Uria mbizotëron në Gaza, shumica e njerëzve flenë me çimento”, përshkroi ai.
Këshilli i Sigurisë pritet të mblidhet nesër me kërkesë te vendeve arabe për të diskutuar përsëri për Gazën.