7 kontrollorë, që ishin pjesë e grevës në aeroportin e Rinasit janë shoqëruar në drejtorinë vendore të policisë së Tiranës.  Kontrollorët u shoqëruan pak para mesnate, rreth orës 23:28.

Kontrolloët e Albcontrol hynë në grevë për shkak të stresit që ndienin në punë pas uljes së rrogave të tyre, për shkak të krizës së pandemisë. Ndërkohë, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor  Tiranë ka filluar hetimet për situatën e ndodhur në aeroportin e Rinasit. Vepra penale për të cilën po hetohet lidhet me shpërdorimin e detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.