Greqia vendosi të shtyjë afatin e bllokimit të Pikës Kufitare të Kapshticë deri më 8 shkurt të këtij viti, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Lajmi bëhet i ditur nga policia shqiptare, e cila njofoton se deri më 8 shkurt dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash).