grabitje-578x380
Dega e një banke të nivelit të dytë është grabitur sot në qytetin e Durrësit. Dy persona të armatosur pasi neutralizuan rojen e bankës hynë brenda dhe grabitën një sasi të konsiderueshme parash. Pas largimit policia është vënë në ndjekje të tyre dhe ka mundur të arrestojë vetëm njërin, në afërsi të rrugës së plazhit. Personi tjetër është larguar. Policia vijon operacionin për kapjen e tij. Mësohet se personi i arrestuar, emri i të cilit nuk bëhet me dije, kishte me vete edhe qesen e parave, që tashmë është në duart e policisë. Ai është nga qyteti i Vlorës, ndërsa nuk ka dhënë të dhëna për identitetin e bashkëpunëtorit të tij në këtë grabitje