Një vit i ngjeshur me ndeshje, me gola e me shumë veprime spektakolare e që ka kohën për të përzgjedhur më të mirën në harkun e një edicioni. Në cmimin e Uefa-s ‘Goli i sezionit’, triumfoi rovjeshata spektakolare e futbollistit të Portos Mehdi Taremi. Iraniani realizoi në ndeshjen kundër Chelsea, në kthimin e cerekfinaleve të Champions League, gol që mori rreth 30% të votave. Portali i Uefa.Com, i vetmi kanal për pjesëmarrjen në votime, ka marrë më shumë se 600 mijë vota.

Taremi ka lënë kështu pas magjinë e Lorenzo Insignes. Goditja e harkuar e napoletanit në ndeshjen mes Italisë e Belgjikës, e vlefshme për cerekfinalet e Euro 2020, përfundon në vendin e dytë në cmimet e Uefa-s ‘Goli i sezonit’. Vendi i tretë i podiumit është arritur nga Kemar Roofe për golin e shënuar në ndeshjen e fazës së grupeve të Europa League mes Standard Liege e Glasgow Rangers.