Vendimin e Gjykatës për të regjistruar Kuvendin e 17 korrikut të PD-së, kur kjo parti nuk ishte e përçarë, e ka komentuar Arben Ristani, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të PD-së.

Sipas Ristanit, çka vihet re në këtë vendim të Gjykatës është shkelja e ligjit për mos shqyrtimin e kërkesave për Kuvendet e PD-së brenda afatit 30 ditor që kërkon ligji.

Arben Ristani në fund të reagimit të tij, bën dhe një koment për Lulzim Bashën.

“S’mund te mos bjere ne sy dhe ngazellimi i Bashes qe ta paraqese faktin, si fitore e njeriut qe vetem fiton, pa njohur humbje, si dhe kenaqesia qe ndjen, kur sheh se ne rregjistrin e partive politike, ai figuron ende kryetar i PD, sipas statutit te korrikut 2021.” – shprehet Arben Ristani.