gjyqtaret_960x401_752
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë rrëzon rrëzon ligjin e miratuar nga mazhoranca për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Gjykata pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga një grup deputetës të Partisë Demokratike, vendosi:

– Shpalljen si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të Kreut VI “Byroja Kombëtare e Hetimit (nenet 27-36) të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”.

– Rrëzimin e kërkesës për shfuqizimin e nenit 49 të këtij ligji.

Byroja Kombëtare e Hetimit ishte një nga zotimet e socialistëve gjatë fushatës elektorale të vitit 2013. Ajo do të ishte një njësi hetimore pranë Policisë së Shtetit. Por opozita e kundërshtoi me argumentin se kjo strukturë merr kompetencat e Prokurorisë, kështu që një grup deputetës të saj e ankimuan në Gjykatën Kushtetuese.