erzen

Erzen Breçani, ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike, do të rikthehet në detyrë me gradën që ka patur në momentin e lirimit.

Ky ishte vendimi i gjykatës administrative, pas ankimimit që Brecani i bëri urdhrit për transferimin e më pas lirimin e tij nga detyra.

Erzen Breçani në shtator të vitit të shkuar u transferua nga Tirana në qarkun e Dibrës, ndërsa pak ditë më pas ai u lirua nga detyra.