Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në fjalën e saj në konferencën “Sfidat dhe mundësitë në luftën kundër korrupsionit dhe në forcimin e integritetit” tha se nëpërmjet reformës në drejtësi, po kryhet pastrimi rrënjësor i sistemit të drejtësisë nga elementët e korruptuar, jo profesionalë apo me lidhje të dyshimta me krimin nëpërmjet procesit të vettingut.  Sipas saj lufta kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë ka filluar me raste konkretet nga institucionet e reja të drjetësisë.

“Dhe nga ana tjetër lufta ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë nëpërmjet ngritjes dhe funksionimit të strukturave të reja të posacme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të cilat tashmë kanë filluar të flasin në emër të drejtësisë penale të re me raste konkrete të procedimeve penale të nisura dhe përfunduara, dhe pasuri të sekuestruara si për raste brenda sistemit por edhe jashtë saj. Tashmë përgjegjësia është e këtyre institucioneve të cilat do të duhet të bëjnë rezultate suksesi reale.”

Gjonaj theksoi se lufta kundër korrupsionit sot përballet me sfida të reja dhe përgjigjja ndaj këtij fenomemini duhet të jetë e mirëtargetuar.