Etilda Gjonaj nuk do të jetë më pjesë e qeverinë Rama. Pas katër vitesh në krye të ministrisë së Drejtësie, Gjonaj është caktuar nga Rama në qeverinë mandati të tretë si sekretare për rolin e gruas. Në vendin e saj, Rama propozoi Ulsi Manjën, i cili deri më tani ka mbajtur postin e kryetarit të komisionit të ligjeve.

Për Gjonajn 4 vite në krye të drejtësisë kanë qenë të mjaftueshme për kryerjen e reformave. Pas zbulimit të emrave që do të jenë pjesë e qeverisë, Gjonaj tha se ka bërë punë sinjifikative në krye të dikasterit të drejtësisë dhe se beson se punët e nisura do të çohen para nga pasuesi i saj Ulsi Manja.

“Unë besoj që në katër vite kam dhënë maksimumin tim, edhe falë mbështetjes së një ekipi shumë të mirë, PS, dhe partnerëve ndërkombëtarë, ne kemi arritur rezultate që do të çohen përpara dhe nga kolegu Manja. Unë besoj që një ministër me një mandat 4 vjeçar është i mjaftueshëm. Unë i uroj shumë suksese zoti Manja, kam bindjen që do të çojë përpara arritjet e nisura”, tha Gjonaj.