Në fillim të muajit korrik, Arilena Ara njoftoi se ka gati albumin e parë të karrierës, ku ka shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda saj! Ai do të vijë nën titullin “POP ART” dhe të gjithë fansat e artistes të bëhen gati pasi albumi do të publikohet së shpejti!
“Sado që mundohem nuk kam fjalë mjaftueshëm për të shprehur ndjesinë. E lumtur të ndaj me ju lajmin që Albumin tim të parë e ndajnë vetëm pak ditë nga publikimi! Në “POP ART” kam shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda meje!”, shkroi Arilena teksa njoftoi publikimin e albumit.

Më vonë ajo zbuloi se për albumin ka realizuar në total 13 këngë, mes tyre një pjesë janë bashkëpunime. Arilena ka zgjedhur që për albumin të bashkëpunojë edhe me një artist shqiptar që është bërë shumë i njohur në mbaë botën. Bëhet fjalë për Gjon’s Tears, i cili këtë vit përfaqësoi Zvicrën në Eurovision me këngën “Tout l’univers” dhe u rendit i treti në natën finale.
Arilena dhe Gjoni kanë bashkuar forcat për një duet, që mban titullin “Dance Me”. Kënga është realizuar po ashtu dhe videoklipi e tashmë ka mbetur vetëm publikimi. Përmes disa fotove e videove me Arilenën, Gjoni ka treguar se ata kanë xhiruar për 10 orë të tëra.