Gjiganti italian AC Milan ka shprehur interesim në transferimin e sulmuesit të krahut të Real Madridit, Eden Hazard, raporton “Sport”.


Ylli belg nuk është duke kaluar nëpër një kohë të mirë që prej transferimit në “Santiago Bernabeu”, dhe tani spekulohet se mund të largohet këtë verë nga Reali.

 

Po ashtu, gjiganti i Serie A po synon që të blejë edhe një lojtar tjetër nga Real Madridi, ku ka shprehur interesim në shërbimet e sulmuesit serb Luka Jovic, ndërsa dëshiron që huazimin e Brahim Diaz ta bëjë transferim permanent.

 

Që prej transferimit nga Chelsea te Real Madridi, Eden Hazard ka arritur të bëjë 65 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar gjashtë gola dhe 10 asistime mbi emrin e tij.