Këtë të mërkurë, Kancelari gjerman, Olaf Scholz, do të presë në selinë e tij në Berlin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe më pas, presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Këtë e bëri të ditur zëvendës-zëdhënësi i qeverisë gjermane, Wolfgang Büchner, të  në kuadër të konferencës së rregullt të qeverisë gjermane për mediat.

Në qendër të të dy takimeve veç e veç do të jenë “qëndrimet ndaj luftës agresore të Rusisë në Ukrainë, bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve”, tha Büchner.

Kurti dhe Vuçiç do të takohen në Berlin, po atë mbrëmje, në prani të ndërmjetësuesit të BE-së për çështjen e dialogut, Miroslav Lajçak, i cili vjen në Berlin me ftesë të kancelarit Scholz./DW