Një turist humbi mbrëmjen e kaluar në zonën e Llogarasë pasi u nis nga Llogaraja drejt malit të Karaburunit dhe do të zbriste në gjiret e gadishullit. Ishte miku i tij i cili kishte arritur të gjente rrugën, i cili ka njoftuar për ndihmë. Policia e Orikumit së bashku me administratën e zonave të mbrojtura u nis për ta gjetur. Duke qenë se nuk kishte mundësi informacioni pasi nuk kishte valë në atë zonë, ishte vetë turisti që doli në zonën e Llogarasë gjatë natës.

Nuk është hera e parë që turistë kryesisht të huaj humbin rrugën duke ngjitur malet e jugut të vendit apo duke ecur nëpër shtigjet pyjore.