motrat_kajtazi_7644
Janë gjetur në Vlorë dy motrat Kajtazi . Policia e shtetit ka lokalizuar dhe më pas ndaluar dy motart Orialda dhe K.Kajtazi në një banesë në Vlorë. Ato kanë qëndruar në një shtëpi me qera, ndërsa mësohet se ato nuk janë shrytëzuar. Aktualisht ato po mbahen në Komisariatin e Policisë së Durrësit, të cilat do t’i nënshtrohen pyetjeve të policisë për të zbardhur ngjarjen. Dy motrat rezultonin të zhdukura prej 16 korrikut që pas helmimit të familes, djegies së shtëpisë dhe grabitjes së 5 milionë lekëve.
Mbi to rëndojnë tre akuza, “Shkatërrim prone”, “Vjedhje në bashkëpunim” dhe “Vrasje e mbetur në tentativë”.