Pedagogu dhe publicisti Agron Gjekmarkaj, i zgjedhur nga PD si kandidat për deputet në qarkun e Lezhës, i dyti në listë tregoi në një intervistë për “News24” arsyet se përse pranoi të kandidonten si deputet. I pyetur se çfare e binidi, Gjekmarkaj jep kete pergjigje.

“Njeriu që më ka bindur është Edi Rama. Ai nuk na lë të bëjmë punën tonë. Unë isha i kënaqur si pedagog dhe analist, por jam i mendimit që gjithkush duhet të japë kontributin e tij dhe të rrëzojë këtë qeveri. Kjo më ka bindur dhe shtysa kryesore që të kemi rolin e një opozitari jashtë politikës”, tha Gjekmarkaj.