Getoar Selimi është një ndër reperët më të njohur për publikun shqiptar. Për vite me radhë, ai ka qenë aktiv me prurjet e reja si dhe ka dhënë kontributin e tij mjaft të madh në këtë zhanër muzikor.
Reperi ka folur në një intervistë për ‘NIN’ për jetën dhe karrierën e tij profesionale, ku dhe ka treguar mjaft të pathëna.

Ndër të tjera, ai u pyet dhe për përçarjen e grupit ‘Babastar’, ku Ghetto cilësohet si ndër themeluesit e tij.

“Nuk kam dashur të flas gjërat e brendshme, por mund të them se ne, unë kam qenë ai që, asnjërit prej tyre nuk I kam marrë asnjë cent, unë kam bërë për këta njerëz, ka fakte se kush i ka shkruar ato këngë të tyre. Pakënaqësitë kanë qenë mes njëri-tjetrit se sa për mua. Unë kam bërë punë, më iknin edhe nga studio, unë kam fjetur në studio. Problemi është se jam marrë me mish e shpirt me ta. Vendosëm të jetonim në Tirani, pas një muaji që kaluam në Evropë. Ledri u largua për çështje personale, kurse ne i kemi larguar prej çdo obligimi”, u shpreh Getoar Selimi.
Më pas ai shtoi se në mbledhjen e fundit që ata patën, diskutuan dhe kuptuan që nuk funksionojnë më si grup, pasi nuk mundi më të jepte kontribut. Reperi tha se edhe ai ka jetën e tij.