Reperi nga Ferizaj, Getinjo përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka reaguar rreth rastit të vrasjes së gruas shtatzënë dje në oborrin e QKUK, nga ish bashkëshorti i saj. Ai përmes postimit ka shprehur zemërim dhe keqardhje për rastin dhe ka kërkuar që të dënohen ata personat që bëjnë krime të tilla, shkruan Gazeta Metro.


’Boll mo u bo me postime dhe fjalë të moralshme, e fjalime të zgjuara. Për ditë po vrasin, për ditë po përsëriten’’ ka shkruar Getinjo.

 

Veç të tjerave ai ka thënë se shteti nuk duhet të fokusohet vetëm në konfiskimin e vilave dhe mbylljen e bizneseve, por sipas tij duhet të fokusohen në denimin e njerëzve që bëjnë vepra të këqija.

 

Siç dihet, ky reagim vjen pas ngjarjes së djeshme ku u vra një grua shtatzënë, nga ish bashkëshorti i saj në oborrin e QKUK në Prishtinë. /gazetametro.net