Hip hop fenomeni, Getoar Selimi, ka paralajmëruar publikimin e videoklipit të ri në bashkëpunim me Tunën.

Geti, i cili njihet si një hitbërës tradicional, pas lansimit të projektit “Jasha”, ka gati edhe bombën e tij të radhës.

Por, tani ai thotë se bëhet fjalë për një bombardim të madh. I kontaktuar nga Telegrafi, Geti ka refuzuar që të bëjë ndonjë koment duke thënë se është shumë i lodhur dhe i zënë me koncerte.

Por, ai është shprehur në Twitter.

“Shumë shpejt fillon bombardimi i radhës”, u shpreh Geti në Tëitter duke paralajmëruar projektin e radhës.

Telegrafi ka siguruar informacione ekskluzive rreth projektit të ri të Getit dhe Tunës, të cilat do t’i zbulojmë në ditët në vijim, pak para publikimit të këtij videoklipi.

Ky është projekti i parë i madh i Tunës pas publikimit të “Fenix” verën e kaluar. Xhirimet e klipit janë xhiruar në Turqi dhe atë i ka përkrahur Smirnoff bashkë me Eurokohën.

Getoar Selimi – @GhettoGeasy
Shume shpejt fillon bombardimi i radhes @TunaSejdi Stay TUNED…