Liverpool dhe Real Madrid do të luajnë në finalen e madhe të Champions League.


Finalja e Ligës së Kampionëve luhet sot në Paris me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.

 

Për finalen e madhe ka folur edhe ish lojtari i Liverpoolit, kapiteni legjendar, Steven Gerrard, ku ka dhënë parashikimin e tij për finalen.

 

“Dëshiroj t’u uroj fat të gjithëve në Liverpool. Shpresoj që të arrijnë rezultatin e dëshiruar.

Shpresoj që loja të jetë e shkëlqyer dhe parashikoj një fitore 2-0 për Liverpool-in”, tha ish-kapiteni i Liverpool-it dhe trajneri aktual i Aston Villas.