Gent

Genta Ismajli këtë vit është pjesë e festivalit Kënga Magjike. Ajo u prezantua në javën e njëmbëdhjetë me një këngë të punuar nga Adrian Hila, e cila titullohet “Maje”.

Genta ka treguar edhe më parë për emisionin Prive se në netët gjysmëfinale ajo do të sjellë një performancë të jashtzakonshme për publikun. Gjithashtu ajo ka postuar një foto në Facebook ku shihet me një nga balerinët duke ushtruar kërcimin e saj.

“Në përgaditje për një superperformancë në Këngën Magjike 2014 #maje — feeling excited with Majlajdo Gala”, ka shkruar Genta.