milenko (1)
Milenko Nedelkovski, një ndër gazetarët më të njohur në Maqedoni hedh një tjetër version për ngjarjet në Kumanovë. Ai shkruan në faqen e tij se ajo cfarë ndodhi në Kumanovë ishte një grusht shteti i organizuar nga ambasadori britanik në Shkup. Sipas tij në luftime u vrarë edhe 4 terroristë amerikanë dhe britanikë.

“Gjithashtu ata kërkuan që të mos dilte lajmi se në luftime u vranë edhe 4 terroristë amerikanë dhe britanikë të cilët erdhën nga baza e BondSteel në Kosovë”,shkruan Nedelskovski.

Gazetari maqedonas thotë se menjëherë pas ngjarjes ku humbën jetën dhe u plagosën dhjetëra persona ambasadorët perëndimorë nisën shantazhimin e qeverisë maqedonase. Ata nuk kërkuan zbardhjen e ngjarjes apo gjetjen e përgjegjësve, por kërkuan që të mos dilte në shesh se ishte ambasadori britanik ai që organizoi këtë grusht shteti.