As koha për t’u larguar dhe për t’i thënë lamtumirë Napolit dhe Rino Gattuso ulet në një tjetër pankinë të Serie A, atë të Fiorentinës. Presioni i Presidentit Commisso ka dhënë rezultat dhe ish-trajneri i Napolit ka nënshkruar një kontratë dy-vjeçare me një mundësi për të tretin për rreth dy milion euro në sezon. Midis garancive teknike të kërkuara nga Gattuso janë investimet në skuadër dhe qëndrimi i Vlahovic me fanellën violë.

Gattuso ka qenë gjithmonë zgjedhja e parë e Rocco Commisso me shoqërinë viola që, pas përpjekjes së parë të dështuar, kishte filluar negociatat me Paulo Fonsecan. Tani, megjithatë, skenari ndryshoi dhe duke shfrytëzuar edhe tentativën e Lazios, Fiorentina ka vendosur të përshpejtojë çështjen duke zgjedhur ish-mesfushorin.

Për Gattuso, një kontratë dy-vjeçare me një opsion për vitin e tretë me rreth dy milion euro në sezon, por mbi të gjitha aprovimi në lidhje me kërkesat e bëra nga trajneri për skuadrën: investimet, por mbi të gjitha qëndruemi i Dusan Vlahovic në sulm.