Një PSG me moton punë e përpjekje. Por mbi të gjitha “pa kompromise”, ku asnjë lojtar nuk do të mund të ndihet mbi kolektivin dhe klubin. Me pak fjalë, rikrijimi ka mbaruar. Këtë e ka bërë të ditur trajneri i ri Christophe Galtier, i prezantuar nga presidenti Nasser Al Khelaifi për të inauguruar kursin e ri, të përbërë me shumë punë, edhe përtej objektivit të Champions League: “Ndërkohë, unë dua lojtarë që japin 200% në stërvitje dhe në ndeshje, pastaj do të shohim rezultatin”, ka thënë shkurt presidenti. E kushdo që nuk respekton rregullat e reja mund të largohet. Sidoqoftë, dhoma e zhveshjes do të spastrohen, ka lajmëruar Galtier: “Skuadra duhet të reduktohet”.

 

SKEPTICIZMI- Do të jetë një PSG i gatshëm të luajë me një mbrojtje me tre lojtarë, shpjegon francezi, por me idenë për të shprehur një lojë të mirë dhe forcë kolektive. Ajo që sipas mediave dhe tifozëve i ka munguar aq shumë sezonit të fundit nën drejtimin e Pochettinos. Tekniku i ri, i cili ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare, nuk ka frikë të konsiderohet jo në nivelin e duhur me një ekip plot yje, si kurrë më parë në karrierën e tij: “E kuptoj skepticizmin, por nëse e pranova këtë mundësi është sepse unë jam gati dhe e ndjej se mundem”.

ZGJEDHJA- Për Al Khelaifin, Galtier ka qenë gjithmonë “zgjedhja e parë”, madje edhe në lidhje me Zidane: “Kurrë nuk kemi folur me Zizou”, përsëriti presidenti. Nga ana tjetër, trajneri i ri nuk ka folur ende me yjet e tij, që do t’i stërvisë sot për herë të parë, por ai tashmë ka ide të qarta për menaxhimin e tyre: “Kam lojtarë të nivelit më të lartë në dispozicion, të cilët dua t’i vendos në kushtet më të mira. Por askush nuk është më i rëndësishëm se grupi”. Një mesazh për yjet e shumtë që kohët e fundit janë akuzuar se, para të gjithash, kanë parë interesat e tyre: “Nuk do të ketë kompromise”, ritheksoi Galtier. I njëjti koncept i artikuluar edhe nga Al Khelaifi: “Kushdo që nuk respekton klubin nuk ka vend te PSG”.

YJET – E përpikte pyetja për Neymar, të cilin zërat e merkatos e largojnë nga PSG: “Ai është një nga më të mirët në botë – tha shkurt Galtier -, është gjithmonë më mirë ta kesh atë në ekip, sesa kundër. Kam një ide të saktë nga ajo çfarë dua prej tij, por jam gati ta dëgjoj. Shpresoj që ai të qëndrojë.” Kapitulli Mbappe: “Le të mos ia lëmë të gjithë përgjegjësinë, ai është sigurisht një nga më të fortët në botë, por ende i ri. Ai është një nga lojtarët e mëdhenj të PSG-së, në shërbim të kolektivit”. Në lidhje me rivalitetin e portës, mes Donnarummas dhe Navas, të cilët Pochettino i konsideronte të dy titullarë, Galtier e bën të qartë se dicka do të ndryshojë: “E kam ndjekur nga larg menaxhimin e kaluar. Preferoj të kem një titullar dhe një zëvendës. Është gjithashtu më mirë për portierët. Së pari, unë dua të flas me ta për këtë”.